Lexuesit e identifikuar vlerësojnë vetë temën, pozitivisht ose negativisht, një vlerësim secili, të numëruar nga pesë lexues mbi vlerësimet e 90 ditëve të fundit.
Ende shumë pak lexues kanë votuar për të treguar numra.
Si numërohet
Numërohen votat e lexuesve të identifikuar për historitë e kësaj teme, çdo lexues një herë, nga votat e 90 ditëve të fundit. Lexuesit nuk votojnë për temën vetë. Një votë thotë sa vend meriton një histori, jo nëse është e vërtetë.
Një shofer kamioni 33-vjeçar nga Kosova është dënuar në Zvicër për mashtrim gjatë provimit teorik për patentën e kategorisë C, pasi autoritetet konstatuan lidhje me një rrjet që ndihmonte kandidatët të kalonin provimet përmes kamerave, mikrofonëve dhe kufjeve të fshehta. Sipas gazetës zvicerane…
Nga 1 shkurti 2027, autoritetet zvicerane do të fillojnë kontrollimin sistematik të të dhënave të udhëtarëve që fluturojnë drejt ose nga Zvicra, përfshirë edhe pasagjerët e linjave ajrore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Një shtetas i Kosovës, i cili jeton në Zvicër që nga viti 1993 dhe është baba i katër fëmijëve, është dënuar nga Gjykata Penale e Luzernit me 15 muaj burgim me kusht dhe dëbim pesëvjeçar nga vendi, pasi u shpall fajtor për mashtrim me ndihmat sociale.
Një 57-vjeçar nga Kosova dhe një 59-vjeçare nga Çekia janë arrestuar në Austri, nën dyshimin për përfshirje në një seri vjedhjesh nga automjetet e parkuara në zonat e pushimit përgjatë autostradës A1. Sipas Policisë së Austrisë së Poshtme, të dy dyshohen për 15 vepra penale, me dëme prej rreth 12…
Kirurgu shqiptar Dr. Halil Krasniqi, i cili ushtron profesionin në Gjermani, ka tërhequr vëmendjen me një shpikje në fushën e kirurgjisë vaskulare, të quajtur “Krassa”. Sipas artikullit, kjo pajisje mundëson trajtimin e problemeve të enëve të gjakut përmes një shpimi të vetëm me gjilpërë, pa pasur…
Gjykata Penale e kantonit Schwyz në Zvicër ka dënuar tre ish-punonjës të kompanisë së njohur Victorinox për vjedhjen e produkteve në vlerë prej të paktën 208 mijë frangash zvicerane. Në mesin e të dënuarve janë dy shtetas të Kosovës, të moshave 42 dhe 50 vjeç, si dhe një shtetas gjerman 45-vjeçar…
Në Gjermani ka nisur gjykimi ndaj tetë burrave, të akuzuar për përfshirje në një skemë mashtrimi me kredi për blerjen e veturave që në të vërtetë nuk ekzistonin. Sipas Prokurorisë, dëmi i shkaktuar përmes kësaj skeme arrin në rreth 2.1 milionë euro.
Një person nga Kosova, i cili përfitonte ndihmë sociale në qytetin Wels të Austrisë, është detyruar të kthejë afro 9 mijë euro, pasi autoritetet zbuluan se kishte një shtëpi dhe merrte pension në Kosovë, të cilat nuk i kishte deklaruar.
Një shtetas i Kosovës, 24 vjeç, është arrestuar në Zadar të Kroacisë, nën dyshimin për tentativë të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore gjatë një përleshjeje në rrugë. Sipas Policisë kroate, incidenti përfshiu katër persona, dy shtetas të Kosovës dhe dy shtetas kroatë. Njëri prej kroatëve u…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Chiarit, në provincën e Breshias, Itali, ku një 21-vjeçar shqiptar dyshohet se ka vrarë me thikë nënën e tij…
Diamant Hysenaj, Peter Lumaj, Shpëtim (Tim) Qorraj dhe Joe Hoxha synojnë poste në institucionet përfaqësuese amerikane, duke përfaqësuar të dyja partitë kryesore politike në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2026.
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, gjatë qëndrimit në Hamburg të Gjermanisë, ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët, ku janë diskutuar mundësitë për
Në Itali janë hapur aplikimet për ndihmën financiare “Nuovo Bonus mamme 2026”, përmes së cilës nënat që punojnë dhe kanë së paku dy fëmijë mund të përfitojnë deri në 720 euro për vitin 2026.
Dy shtetas të Kosovës, të moshës 35 dhe 40 vjeç, nuk janë lejuar të hyjnë në Gjermani, pasi gjatë kontrollit kufitar në Aeroportin e Memmingenit nuk kanë arritur të japin shpjegime bindëse për qëllimin e udhëtimit të tyre.
Shkruan Bahri Cani Alarm në Gjermani – gjilpëra dhe metale në ëmbëlsirat e Halloween-it!!!! Shumë pa lidhje më duket kur përdoret kjo fjala “Alarm”, por pikërisht këtë fjalë po e përdorin shumë media në Gjermani, ku janë zbuluar gjilpëra dhe pjesë metalike (!!!) të rrezikshme në ëmbëlsirat e…
Tre vjet pas aksidentit tragjik në Hamburg të Gjermanisë, ku pesë punëtorë shqiptarë humbën jetën nga shembja e një skele ndërtimi, sindikata gjermane FAU ka organizuar përkujtimin e viktimave dhe ka kërkuar përgjegjësi më të madhe për sigurinë në vendet e punës.
Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Athinë të Greqisë, nën dyshimin për përfshirje në shpërthimin e gazit që shkaktoi vdekjen e gjashtë personave në shtator të këtij viti.
Autoritetet gjermane kanë ngritur aktakuzë ndaj një 19-vjeçari me shtetësi gjermane dhe kosovare nga qyteti Hagen, si dhe një 23-vjeçari nga Unna, nën dyshimin se kishin arritur marrëveshje për kryerjen e një krimi që lidhet me shkeljen e ligjit gjerman për kontrollin e armëve të luftës. Rasti…
Gazeta gjermane BILD raporton se një 23-vjeçar nga Unna, i cili ishte në përgatitje profesionale për punë në kompaninë hekurudhore Deutsche Bahn, është arrestuar nën dyshimin për planifikimin e një sulmi terrorist. Sipas raportimit, ai dhe një 19-vjeçar nga Hagen dyshohet se gjatë muajit shtator…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Itali. Viktima është identifikuar si Thomas Qirjaj, me origjinë shqipt…